
Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas një tërmeti që vrau të paktën 2,000 njerëz, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur nën rrënoja.
Tërmeti katastrofik 6.8 balla la gjithashtu mijëra të tjerë pa banesa, të cilët kanë kaluar një natë të dytë jashtë. Mijëra familje po zgjohen në kampe të improvizuara, duke qëndruar jashtë Medinës së famshme, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Mediat e huaja shkruajnë se banorët kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre. Brenda qytetit të vjetër, grumbuj tullash dhe rrënojash janë shpërndarë përreth. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në të gjithë Marokun.
“Daily Mail” shkruan se Ministria e Brendshme e Marokut ka deklaruar se janë 2012 viktima nga tërmeti i tmerrshëm, 2059 të plagosur, përfshirë 1404 njerëz në gjendje kritike.








