Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Iranit “shumë shanse” dhe ka vënë në dyshim çdo marrëveshje të mundshme me Teheranin. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump u shpreh se një marrëveshje me Iranin nuk do të kishte vlerë.
“Mendoj se një marrëveshje me ta nuk ia vlen as letrës mbi të cilën është shkruar. Ne u dhamë shumë shanse.”
Trump gjithashtu paralajmëroi se Irani do të përballej me pasoja nëse do të ndërmerrte sulme hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara. Sipas Fox News, presidenti amerikan deklaroi se Irani do të “shfarosej plotësisht” në rast të një kundërpërgjigjeje ushtarake. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se forcat amerikane kishin goditur dhe shkatërruar asete të rëndësishme të radarëve iranianë. Sipas korrespondentit të Fox News, Trey Yingst, Trump tha se SHBA-të kishin goditur edhe sisteme që Irani po përpiqej t’i rindërtonte pas sulmeve të mëparshme.
“Ky është një goditje shumë e madhe sot. Nëse ndodh për herë të tretë, ata do të shkatërrohen plotësisht si vend.”
