Skandali që përfshiu udhëheqësin shpirtëror tibetian, Dalai Lama, i cili i kërkoi një fëmije ta puthte në buzë dhe t’i thithte gjuhën, ka marrë vëmendje të madhe.

Së fundmi ka reaguar dhejë udhëheqës i lartë tibetian, i cili  ka mbrojtur Dalai Lamën. Penpa Tsering, kreu i qeverisë në mërgim të Tibetit, i ka quajtur veprimet e liderit shpirtëror “të pafajshëm” dhe tha se kjo tregonte “sjelljen e tij të dashur”.

Videoja shkaktoi zemërim pasi u bë virale në rrjetet sociale, me përdoruesit që i quajtën veprimet e tij të papërshtatshme, teksa zyra e Dalai Lamës ka kërkuar falje për incidentin.

Të enjten, Tsering tha se veprimet e Dalai Lamës ishin keqinterpretuar dhe se polemika kishte lënduar ndjenjat e ndjekësve të tij. Ai tha gjithashtu se Dalai Lama ka jetuar gjithmonë në “shenjtëri dhe beqari” dhe se vitet e tij të praktikës shpirtërore e kishin çuar atë “përtej kënaqësive shqisore”.

Tsering pohoi gjithashtu se hetimet sugjeruan se “burime pro-kineze” qëndronin pas bërjes së videos virale në mediat sociale. Ai nuk dha asnjë provë për pretendimin se Dalai Lama ishte pedofil. Ai shtoi se “këndi politik i këtij incidenti nuk mund të injorohet”.

Megjithëse incidenti duket se ka ndodhur në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala më 28 shkurt, videoja e diskutueshme u bë virale në mediat sociale në fillim të këtij muaji, dhe është parë mbi një milion herë në Twitter.

Në video dëgjohet Dalai Lama duke i kërkuar djalit ta puthë në faqe dhe më pas buzët pasi djali e pyet nëse mund ta përqafojë.

Më pas, udhëheqësi vendosi ballin e tij me atë të djalit, përpara se të nxirrte gjuhën duke thënë “dhe ma thith gjuhën”.

Videoja ngjalli kritika ndërkombëtare me disa aktivistë të së djathtës duke thënë se veprimet e udhëheqësit shpirtëror përbëjnë abuzim me fëmijët.