Një prift në Rodos, Greqi, u denoncua nga një turist estones 30 vjeç me pretendimin se i ka kërkuar të zhvishet e më pas i ka lyer trupin dhe organet gjenitale me vaj.

Gjatë deklaratës në polici, prifti 49 vjeç ka thënë se i ka aplikuar vajin për ta ndihmuar pasi kishte ekzemë tek kofshët dhe nuk bëri asnjë lëvizje të papërshtatshme në organet gjenitale të turistit. Pritet që prifit të dalë para gjykatës më 11 shtator.

Sipas denoncimit, që çoi në arrestimin e priftit 49-vjeçar, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur 30-vjeçari është rikthyer në manastir, të cilin e kishte vizituar një ditë më parë, për të marrë një kryq që kishte harruar.

Sipas deklaratë së tij, prifti i kishte dërguar një mesazh në telefon për kryqin e harruar.

Kur turisti 30-vjeçar mbërriti në manastir, siç i tha policisë, prifti i sugjeroi që ta ndiqte në një dhomë, të cilën ai e përdor për vizitorët, me qëllim që t’i bënte një dhuratë të veçantë.

Aty, sipas turistit nga Estonia, famullitari i kërkoi që të ulte pantallonat, të brendshmet dhe këmishën për ta lyer me vaj. Më pas, turisti tregon se ai filloi të fërkonte me vaj organet e tij gjenitale për disa sekonda. Në fillim turisti besonte se ishte një procedurë normale dhe nuk kërkoi të ndalonte, por më pas ngriti padi kundër tij.