Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilit i ka prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë, raporton rtv.rs.
Vuçiç ka njoftuar se gjatë bisedës ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe ruajtjen e paqes, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme.
“I kërkova Macronit të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të ndalojë të gjitha përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situates e pakuptimtë. Dhuna tani e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar dhe qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura,”-tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë gjithashtu ka falenderuar Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë.