Një tragjedi ka ndodhur në Agioi Anargyros të Artës ku një 60 -vjeçar vrau vëllain e tij 55-vjeçar.

Dy vëllezërit jetonin në të njëjtën shtëpi, sipas epiruspost . Në mesditë teksa ndodheshin në oborrin e banesës së tyre, ata janë përleshur.

Më pas 60-vjeçari ka nisur të rrahë vëllain e tij, duke bërë që 55-vjeçari të marrë frymën e fundit. Ai më pas ka njoftuar me qetësi fqinjin e tij për veprimin e tij dhe ai ka njoftuar policinë.

60-vjeçari u arrestua nga Policia e Sigurimit të Artës dhe do të sillet në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje.

Dy vëllezërit që jetonin së bashku duket se kanë pasur zënka të shpeshta ku njëri prej tyre ka rezultuar edhe fatal.