Një murgeshë franceze, e cila besohej të ishte personi më i vjetër në botë, ka vdekur disa javë para ditëlindjes së saj të 119-të, tha zëdhënësi i shtëpisë së saj të të moshuarve në Francën jugore.

Lucile Randon, e njohur si Motra André, lindi në qytetin Ales, në Francën jugore, më 11 shkurt 1904. Ajo ishte gjithashtu një nga të mbijetuarat më të vjetra në botë të COVID19.