Të paktën 9 persona humbën jetën pas një sulmi me armë të ndodhur disa ditë më parë në Turqi dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Një nxënëse e klasës së pestë, e cila i mbijetoi sulmit me armë në shkollën e mesme “Ayser Çalik”, ka përshkruar momentet e tmerrshme që përjetoi gjatë incidentit ku u vranë 9 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
Vajza, e identifikuar me inicialet F. C, tregoi se ishte në klasë kur autori i sulmit një 14-vjeçar, i armatosur hyri dhe hapi zjarr ndaj nxënësve dhe mësuesve.
Nxënësja tregoi se fillimisht u fsheh nën bankën e saj, ndërsa një shoqe klase u hodh mbi të për ta mbrojtur nga plumbat.
Kahramanmaraş'taki saldırıda okulda bulunan öğrenci: "Arkadaşım bana siper oldu, onun sayesinde kurtuldum. Kurşun ona isabet etti.
— Gusholder Haber Bülteni (@gusholderhaber) April 17, 2026
O okula gitmeye korkuyorum, rüyalarıma giriyor. Bir daha gelirler diye çok korkuyorum." pic.twitter.com/DxG4RpJcvR
Sipas dëshmisë së saj, pasi sulmuesi u largua nga klasa, ajo dhe disa nxënës të tjerë u hodhën nga dritarja për të shpëtuar. Ky ishte dhe momenti, ku ajo u plagos në këmbë gjatë përpjekjes për t’u arratisur, por arriti të mbijetojë dhe u dërgua menjëherë në spital.
“Pashë dy persona duke u hedhur nga dritarja dhe unë gjithashtu u hodha për të shpëtuar veten. Isha e treta. Ndërsa po hidheshim, ai po qëllonte në një klasë tjetër,” tha ajo, duke përshkruar momentet e panikut.
Pas trajtimit në Spitalin Universitar Kahramanmaraş Sütçü İmam, gjendja e saj raportohet se po përmirësohet. Ndërsa, autoritetet po vijojnë hetimet për ngjarjen tragjike.
