Stambolli vijon të jetë i tronditur tre ditë pas shpërthimit që mori dhjetëra jetë njerëzish mesditën e së dielës. Për shpërthimin e rrugës Istiklal fajësohet një grua, e cila, sipas autoriteteve turke, rrëfeu se ishte trajnuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Gruaja siriane, e cila u arrestua të dielën mbrëma pas shpërthimit, thuhet se ka rrëfyer se ka kryer sulmin me bombë në Avenue Istiklal në zemër të Stambollit.
Mjeti shpërthyes, sipas informacioneve nga autoritetet turke, përbëhej nga “TNT me fuqi të lartë”. Ahlam Albasir , i cili akuzohet për tragjedinë në një nga pikat më turistike të Stambollit, thuhet se i kishte studiuar shumë mirë lëvizjet e saj.
Kamerat e sigurisë nga zona e kanë “kapur” të ulur për një kohë të gjatë në stolat përreth vendit ku ndodhi shpërthimi. Në pamjet e publikuara nga Drejtoria e Policisë së Stambollit shihen minutë pas minute lëvizjet e gruas.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje 50 persona, mes tyre edhe autorja, e cila u arrestua 10 orë pas sulmit terrorist. Shtetasit sirianë që ndihmuan gruan, por edhe ajo vetë, janë në paraburgim.