Një avion pasagjerësh Embraer 190 i kompanisë Azerbaijan Airlines, u rrëzua afër qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën, më 25 dhjetor.
Nga aksidenti, të paktën 28 persona mbijetuan, duke përfshirë dy fëmijë
Sipas raportimeve fillestare, nga aksidenti i avionit të rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, janë raportuar mbi 30 persona të vdekur. Avioni kishte në bord 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, dhe 28 persona kanë mbijetuar, përfshirë dy fëmijë. Bëhet me dije se avioni se u detyrua të bëjë një ulje emergjente rreth 3 km larg Aktau-t për shkak të një goditjeje me zogj, e cila shkaktoi dështimin teknik.
Këto shifra mund të ndryshojnë pasi ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.


