Galaxy Ring e Samsung është menduar të jetë një gjurmues shëndetësor diskret, por një mosfunksionim i dukshëm çoi në një vizitë në spital dhe humbjen e një fluturimi për njërin nga pronarët e unazës. Një bateri e fryrë bën që një unazë Galaxy të ngecë në gishtin e pronarit të saj. Pak para se të hipte në një fluturim, Daniel Rotar tha se unaza e tij kishte filluar të fryhej ndërsa e mbante në gisht. Ai ndau foto të pajisjes së deformuar dhe raportoi se nuk mund ta hiqte dot dhe kjo i shkaktonte dhimbje.

Rotar u përpoq ta hiqte me ujë e sapun, por kjo vetëm sa bëri që bateria të fryhej më tej. Disa orë më vonë, Rotar raportoi se i ishte refuzuar të hipte në aeroplan dhe ishte dërguar në spital për t’i hequr unazën. Atje, mjekët përdorën akull për të zvogëluar ënjtjen e gishtit të tij dhe një lubrifikant mjekësor. Kjo përvojë e bëri Rotar të deklaronte se nuk do të mbante më kurrë një unazë inteligjente. ‘Siguria e klientëve është prioriteti ynë kryesor. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me z.Rotar për të tërhequr produktin dhe për t’u njohur me shqetësimet.’