Trishtim dhe tronditje ka shkaktuar në Damasio të Larisës një ngjarje tragjike ku një 49-vjeçare, pronare furre, humbi jetën tragjikisht gjatë punës. Sipas të dhënave të para, gruaja humbi jetën pasi makineria e brumit e tërhoqi nga shalli që mbante në qafë, duke e mbytur.

Një pronar i një furre ngjitur me atë të viktimës, në deklaratë për ANT1, tha se ajo kishte përfunduar prodhimin dhe po pastronte makinën. Sipas kunatit të saj, ajo mbante një shall, i cili u përfshi në mekanizmin e makinerisë kur ajo u ndez papritur. Shallin ia shtrëngoi fort në qafë dhe e mbyti.

Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve. Trupin e pajetë e zbuloi një kliente e furrës, e cila, pasi nuk mori përgjigje nga thirrjet, shkoi në pjesën e pasme të lokalit dhe e gjeti të shtrirë pa ndjenja.