Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zgjati më shumë se 55 minuta por ai ende nuk është fjalimi më i gjatë. Trump thyen rekordin personal prej 42 minutash nga fjalimi në OKB në vitin 2017. Fjalimi në vitin 2018 zgjati 35 minuta, ndërsa vitin pasues zgjati dy minuta më shumë.
Kjo do të thotë që ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro ende mban rekordin për fjalimin më të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai në vitin 1960 mbajti fjalim që zgjati më shumë se katër orë.