Një nënë e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj me vetëm një plagë me thikë, është shprehur në gjykatë se i pëlqente “seksi i ashpër”.

Hayley Keatin ka thënë para gjykatësve se Matthew Wormleighton e mbyste rregullisht me duar dhe rrip gjatë aktit seksual. Madje 31-vjeçarja pretendon e njëherë ka ngelur pa vetëdije. Sipas saj, kur ka marrë veten ajo i ka thënë 45-vjeçarit se ‘ndihet si e përdhunuar’.

“Daily Mail” shkruan se Wormleighton vdiq në një pronë në Chilthorne Domer, pranë Yeovil, më 14 maj të vitit të kaluar. Ata po grindeshin dhe në një moment ajo ka marrë një thikë nga një sirtar në kuzhinë.

Më pas ajo ka goditur partnerin e saj dhe thika ka ngelur katër centimetra në gjoksin e tij. Në Gjykatën e Kurorës së Bristol, u tha se ata ishin të pirë dhe të droguar.

Në seancë u dëgjua gjithashtu edhe një regjistrim i nënës së dy fëmijëve, e cila mohon vrasjen, duk i thënë një personi që iu përgjigj thirrjes së 999 se ajo kishte goditur me thikë dhe tani “ai po vdes”.

Ndërsa Keating ka thënë në gjykatë: “Ndonjëherë ai më mbyste, unë humbja ndjenjat. Më binte të fikët dhe ishte e frikshme të kthehesha. Nuk thashë asgjë, vetëm i thashë të ketë kujdes. Isha mirë me të, atij i pëlqente. Isha e lumtur që bëja gjëra për të”.