Suedia do të ulë moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 14 vjeç, njoftoi kryeministri Ulf Kristersson më 9 shtator, për të përballuar rritjen e rasteve ku bandat kriminale rekrutojnë fëmijë për të kryer vrasje dhe krime të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, numri i të rinjve nën 15 vjeç të dyshuar për vrasje, ndihmë ose tentativë vrasjeje arriti në 93, trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një hetues i emëruar nga qeveria kishte rekomanduar në vitin 2025 uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 14 vjeç për krimet më të rënda, por deri tani nuk ishte konfirmuar nëse qeveria do ta pranonte këtë masë.
Kryeministri Kristersson theksoi se fëmijët po shfrytëzohen pa mëshirë nga rrjetet kriminale dhe qeveria po merr masa të forta për të mbrojtur të rinjtë dhe viktimat e tyre nga ky shfrytëzim.
Megjithëse Suedia përballet prej vitesh me valë të dhunës së lidhur me krimin e organizuar, numri i të shtënave dhe vrasjeve të lidhura me bandat ka nisur të ulet që nga viti 2024 dhe pritet të vazhdojë të bjerë edhe në vitin 2025./Reuters