Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Rusia mbetet e hapur për negociata për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Ai theksoi se, sipas Presidentit Vladimir Putin, qëllimi është të eliminohen shkaqet rrënjësore të luftës. Lavrov shtoi gjithashtu se Moska është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën.

“Siç e ka përsëritur vazhdimisht Presidenti Vladimir Putin, Rusia ka qenë dhe mbetet e hapur për negociata për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit”, tha Lavrov.