Iraniani që i preu të kokën vajzës se tij 14-vjeçare është dënuar me vetëm 9 vjet burg, një rast ky që ka shkaktuar indinjatë të madhe në Iran, ku ligjet vendase duket se janë tepër të buta me meshkujt përsa i takon të drejtave të supozuara të tyre mbi jetët e grave.


Rana Dashti, nëna e adoleshentes Romina Ashrafi, shprehu zemërimin e saj të thellë ndaj vendimit që siç tha “ka shkaktuar frikë dhe panik për të dhe familjen e saj”. Romina u vra prej të atit për shkak se u largua nga shtëpia me një djalë 28-vjeçar.


E ëma do ta apelojë vendimin e gjykatës ndërsa e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të vazhdojë të jetojë në krah të bashkëshortit te vet që kreu vrasjen makabre.