Donald Trump po kërkon një hetim dhe arrestime pas incidenteve që i ndodhën në OKB pasi një shkallë lëvizëse që u prish prapitur mund ta linte atë dhe Zonjën e Parë Melania Trump të plagosur rëndë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai pretendoi se ishte viktimë e një ‘sabotimi të trefishtë’ gjatë udhëtimit të tij të së martës në OKB, duke treguar incidentin me shkallët lëvizëse, një teleprompter të prishur dhe se si ata në sallën e asamblesë, përfshirë Zonjën e Parë Melania, mezi e dëgjonin.

Trump shkroi në Truth Social: ‘Një TURP i VËRTETË ndodhi dje në Kombet e Bashkuara – Jo një, jo dy, por tre ngjarje shumë të zymta!’

Ai tha se duke pasur parasysh incidentin me shkallët lëvizëse, është “fat që unë dhe Melania nuk u rrezuam mbi skajet e mprehta të këtyre shkallëve të çelikut, me fytyrën përpara. Per fat secili prej nesh po mbahej fort pas parmakut, përndryshe do të kishte qenë një katastrofë”.

Trump iu referua incidentit me shkallët lëvizëse si “absolutisht sabotim”.

“Njerëzit që e bënë këtë duhet të arrestohen!” tha Trump.

Ai ishte gjithashtu i tërbuar për cilësinë e audios së fjalimit të tij, të konfirmuar nga gruaja e tij, e cila tha hapur se nuk mund ta degjonte atë gjate fjalimit.

“Më thanë se zëri ishte plotësisht i fikur në Auditorin ku u mbajt Fjalimi, se Udhëheqësit Botërorë, nëse nuk do përdornin kufjet e përkthyesve, nuk do dëgjonin asgjë,” tha ai.