Roman Abramovich është një ndër personat më të pasur të rusisë, icili po vuan sanksionet e vendosura nga vendet e Perëndimit.
Megjithatë në sanksionimin e ish-pronarit të chelsea-s ka një fakt interesant. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë vendosur ende asnjë ndalesë për oligarkun rus, i cili është sanksionuar vetëm nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.
Por cila është arsyeja që SHBA-të e kanë kursyer Abramovich?
Thuhet se oligarku njeh presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes punës së tij në komunitetin hebre në të gjithë kulturën dhe artin. Marrëdhënia e tij me Zelensky thuhet se është një nga arsyet pse ai ende nuk është sanksionuar nga SHBA. Zelensky thuhet se është një nga miqtë e afërt të rusit, duke ja bërë më të lehtë “jetën” pas sanksioneve të Perëndimit.
Nga ana tjetër, qeveria e Boris Johnson këmbëngul se shefi i Chelsea ka lidhje me regjimin e Putinit, diçka që ai e mohon. Marrëdhënia e Abramovich me Putinin mbetet e paqartë, teksa prej kohësh ata nuk janë parë bashkë.
Pas dorëzimit të aksioneve të klubit londinez Abramovich u deklarua kundër pushtimit të Ukrainës, duke dalë në këtë mënyrë dhe kundër atij që njihet si miku i tij më i afërt, Vladimir Putinit.