Pasi u përfol se është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko u ka dhënë fund thashethemeve. Në një dalje të fundit Lukashenko, ka mohuar të gjitha thashethemet për një problem të rëndë shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse dikush mendon se po vdes, qetësohuni. Nuk po vdes! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë”,- tha presidenti 68-vjeçar.

Gjendja shëndetësore e presidentit bjellorus u përkeqësua gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë. Udhëheqësi bjellorus u shfaq i lodhur pas paradës së Ditës së Fitores. Lukashenko tha se ishte i infektuar me një adenovirus dhe nuk kishte arsye për tu shqetësuar.