Ish-papa Benedikti XVI, i cili u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në rreth 600 vjet, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.
Papa Françesku, i cili e zëvendësoi atë si kreu i Kishës Katolike, u kishte kërkuar besimtarëve të luteshin për të në fund të audiencës së tij të përgjithshme të mërkurën në mëngjes.
Ish-papa Bendeikti dha dorëheqjen pikërisht për shkak të sëmundjes që mundonte prej kohësh.
Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.
Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit. Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.
Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë prej disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës. Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij të fundit të vitit në Vatikan që të bënin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.
I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë. Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.