Turqia është goditur mëngjesin e sotëm një nga tërmet i fuqishëm, 7.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa raportohet për mbi 237 të vdekur dhe mbi 639 të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 18 pasgoditje me mangnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit që tronditi Turqinë juglindore.
Pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.
Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta mund të vazhdojnë edhe në orët apo ditët në vijim për shkak se shkalla e goditjes së tërmetit ka qenë shumë e fortë.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Sipas mediave të huaja, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri dyshohet të jetë akoma më i lartë.