Duket se qëndrimi në burg për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy nuk është aspak i lehtë dhe ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të tij dhe familja.
Sipas mediave frnceze, Sarkozy ka vendosur të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik, duke mos pranuar të hajë asnjë ushqim që i ofrohet në burg. Kjo masë dyshohet se vjen nga frika e një helmimi të mundshëm. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatat që i serviren në qelinë e tij.
Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër të ushqyerjes, sigurimin e lëndëve të para nga mensa dhe përgatitjen e ushqimit vetë.
“Ai as nuk di të ziejë vezë! Dhe, që nga fillimi, e refuzoi si opsion”-, zbulon një person nga rrethi i tij i ngushtë.
Kështu, që nga dita e arrestimit të tij rreth 3 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë ekskluzivisht kos. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të thirret të vendosë për lirimin e tij.
Kujtohet se Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia, kryesisht nga Muamar Gaddafi. Dy oficerë policie të armatosur janë thirrur për ta mbrojtur atë brenda burgut në mënyrë 24-orëshe.





