Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Greqinë.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur në brigjet e Methoni, në Messini, sipas përditësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik. Bazuar në të njëjtat informacione, lëkundjet janë regjistruar 21 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë.