Silvio Berlusconi i ka lënë trashëgimi 100 milionë euro të dashurës së tij dhe €30milionë një bashkëpunëtori ish-te dënuar per lidhje me mafian, në një testament që mediat e krahasojnë me një ‘skenar telenovele’.

Ish-kryeministri italian vdiq muajin që shkoi në moshën 86, dhe ka tentuar të zgjidhe dhe cështjen e trashëgimisë së pesë fëmijëve për perandorinë e tij të biznesit.

Shumica e më shumë se 6 miliardë eurove të manjatit të biznesit në interesa bankare dhe rrjetesh televizive, do t’i kalojë dy fëmijëve më të mëdhenj.

Ndërsa e dashura e tij milionere Marta Fascina, 33 vjeçarja që është 53 vjet më e re se i ndjeri, i është lënë shuma masive e përcaktuar edhe pse dyshja nuk ishin martuar me kërkesë të fëmijëve të Berlusconi-t.

Përplasjet për trashëgiminë që kanë përfshirë tashmë famijen e fuqishme duke u kthyer në një telenovelë verore për mediat, duket se po marrin zgjidhje pas vdekjes së ish-politikanit gjatë trajtimit për leukeminë më 12 qershor.

Në testamentin e tij Berlusconi ka përfshirë  Fascina, Paolo dhe bashkëpunëtorin e tij të denoncuar nga mediat si të lidhur me mafian, Marcello Dell’Utri, sipas të ndjerit për “dashurinë e ndërsjelltë që kishin për njëri-tjetrin”.

Dell’Ultri është në fakt i vetmi trashëgimtar jashtë lidhjeve familjare të Berlusconi dhe raportohet se ishte “mallëngjyer” nga vendimi mikut të tij për t’i lënë copën e pasurisë.