Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Selaniku drejt Mynihut, me aeroplanin e Ryanair ditën e sotme.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, avioni u detyrua të kthehej mbrapsht pasi pësoi një defekt serioz në motor pak pas nisjes. Gjatë incidentit, një fragment nga motori goditi dhe theu një dritare, duke lënduar personin që ishte ulur aty pranë. Kjo shkaktoi panik tek pasagjerët. Autoritetet thanë se nuk kishte çarje në trupin e avionit, pavarësisht shqetësimeve fillestare për dëmin.
Ekipi zbuloi problemin ndërsa avioni po fluturonte mbi Maqedoninë e Veriut dhe vendosi të kthehej në Selanik. Pasi pilotët shpallën një emergjencë, procedurat standarde të emergjencës u aktivizuan në Selanik. Zjarrfikësit, ambulancat, policia dhe shërbimet e tjera të emergjencës u vunë në gatishmëri. Katër pasagjerë u dërguan në spital. dhe pasi u ekzaminuan u liruan, me një që mbeti nën vëzhgim mjekësor. Autoritetet përkatëse të aviacionit kanë nisur një hetim për shkakun e prishjes së motorit
