Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se nesër, të hënën, do të mbahet një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas hyrjes së tre avionëve luftarakë rusë MiG-31 në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës. Avionët qëndruan aty për rreth 12 minuta, sipas njoftimeve nga Estonia dhe NATO.
Italia, Suedia dhe Finlanda ngritën avionët e tyre për të interceptuar ndërhyrësit, ndërsa kryeministri estonez paralajmëroi se vendi do të kërkojë aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, që parashikon konsultime midis aleatëve në rast kërcënimi.
Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsakna, e përshkroi këtë veprim si një provë të vendosmërisë së Evropës dhe NATO-s nga Rusia, dhe theksoi se sjellja e Moskës është e papajtueshme me detyrimet e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ky është hera e parë në 34 vitet e pjesëmarrjes së Estonisë në OKB që vendi kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.