Shkrimtari 71-vjeçar, kreu atentatin e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico mesditën e sotme.
Sipas burimeve shkrimtari i njohur, Juraj Tsintula ka thërritur në emër kryeministrin para se ai të qëllonte mbi të.“Robert, hajde këtu!”- mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin teksa ky i fundit po bisedonte me disa prej mbështetësve të tij. Pasi ai ka thënë këto fjalë ka qëlluar me armë zjarri drejt kryeministrit.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrat “DUHA” që në 2005 dhe deri në vitin 2016 ai ka qenë drejtor i klubit.

Gjatë kësaj kohe ai ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Në vitin 2016, Tsintula punoi si roje sigurie në një qendër tregtare. Një ditë ai u dhunua nga një trafikant droge i cili shkaktoi një sherr në një supermarket. Arsyet që mund ta kenë shtyrë të merrte aktin ekstrem janë ende të paqarta.
