Anija kozmike indiane Chandrayaan-3 është ulur në sipërfaqen e hënës, duke e bërë Indinë vendin e parë që zbarkon pranë polit jugor të Hënës, shkruan BBC.

Gjashtë javë pasi anija u lëshua dhe tre ditë pasi një përpjekje e ngjashme ruse u përplas në sipërfaqen hënore, Chandrayaan-3 u ul në një zonë që mendohet të jetë e pasur me akull uji. Një nga qëllimet kryesore te ketij misioni është gjetja e akullit me bazë ujore, për të cilën shkencëtarët thonë se mund ta bëjë Hënën të banueshme me njerëz në të ardhmen.

India bëhet ne kete menyre vendi i katërt që ulet në Hënë, pas misioneve të suksesshme në të kaluarën që patën SHBA-ja, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina.