Papa Leo, gjatë Meshës së kremtuar në famullinë e Vatikanit të Shën Anës, dha një mesazh të fuqishëm kundër indiferencës që, sipas tij, po rëndon mbi popujt e goditur nga dhuna dhe fatkeqësitë.
“Popullsi të tëra po shtypen sot nga dhuna dhe akoma më shumë nga një indiferencë e paturpshme, e cila i braktis ato në një fat mjerimi”, tha Ati i Shenjtë, duke paralajmëruar se heshtja dhe mospërfshirja e botës përballë dhimbjes së popujve janë po aq të rënda sa vetë aktet e dhunës.
Ai bëri thirrje që Kisha dhe besimtarët të mos mbeten pasivë, por të reagojnë me fjalë dhe vepra. “Përballë këtyre tragjedive, nuk duam të jemi të nënshtruar, por të shpallim se Jezusi është Shpëtimtari i botës, Ai që na çliron nga çdo e keqe,” u shpreh Papa.