Një influencuese nga India është bërë virale pasi nisi një fushatë në rrjete sociale duke u bërë thirrje ndjekësve të saj për donacione për ta ndihmuar të blejë Apple iPhone 17 Pro Max. Ajo shpjegoi arsyen e nisjes së fushatës në një video. Ajo tha se babai i saj refuzoi të blinte ofertën më të fundit të Apple, pasi i kishte dhuruar iPhone 16 vetëm tre muaj më parë.
Megjithatë, kur ajo ajo kërkoi telefonin e ri, babai i saj refuzoi menjëherë. “17 Pro sapo është lançuar dhe më pëlqen shumë ngjyra e tij. Tre muaj më parë, babai im më dha iPhone 16. Tani dua ta marr këtë telefon të ri për ditëlindjen time më 21 tetor, por babai im nuk po ma blen”, thotë ajo. “Nëse të gjithë ju ndihmoni me nga një, dy, tre ose katër rupi, atëherë unë mund ta blej këtë telefon dhe do t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Kjo do ta bëjë ëndrrën time realitet. Sinqerisht, më pëlqen aq shumë ky telefon sa nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shtoi ajo.