Marina e Gardës Revolucionare Islamike ka njoftuar se anijet që kalojnë në Ngushtica e Hormuzit duhet të ndjekin rrugë alternative më afër bregdetit iranian, për shkak të rrezikut të mundshëm nga minat në korridoret tradicionale detare.
Sipas mediave iraniane, vendimi është marrë në koordinim me forcat detare, ndërsa një hartë detare tregon rrugët e reja të lundrimit në veri dhe jug të Ishulli Larak. Kalimet e fundit të anijeve duket se kanë ndjekur këto korridore, të cilat kalojnë kryesisht në ujërat territoriale iraniane.
Zhvillimi vjen pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi dyjavore mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit, e cila parashikon edhe hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetike për furnizimet globale me energji. Megjithatë, trafiku mbetet shumë i kufizuar, pasi nga 1 marsi deri më 27 prill vetëm 307 anije nafte kanë kaluar në këtë zonë, një rënie drastike prej rreth 95% krahasuar me periudhat normale.
Në kushte të zakonshme, rreth 20% e naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm në nivel global kalon përmes kësaj ngushtice, duke e bërë çdo ndërprerje një kërcënim serioz për tregjet ndërkombëtare.


Në qendër të këtij zhvillimi është Ishulli Larak, i cili ndodhet në pikën më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit dhe po shndërrohet në një levë strategjike për Teheranin. Për shkak të pozicionit të tij, ishulli kontrollon hyrjen dhe daljen nga Gjiri Persik, duke i dhënë Iranit një ndikim të madh mbi rrjedhën e energjisë globale.
Që nga fundi i viteve ’80, Larak është përdorur si stacion eksporti për naftën iraniane dhe strehon instalime ushtarake, ndërsa së fundmi është kthyer në një pikë mbikëqyrjeje të trafikut detar. Ai shpesh përshkruhet si “taksë e Teheranit”, pasi anijet që kalojnë në këtë zonë janë nën kontroll të rreptë dhe duhet të ndjekin korridoret e përcaktuara nga autoritetet iraniane.
Pavarësisht përmasave të vogla, Ishulli Larak po merr një rol gjithnjë e më të madh në gjeopolitikën globale, në një kohë kur tensionet në rajon vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë energjetike dhe tregtinë ndërkombëtare.
