Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Irani donte të pushtonte të gjithë Lindjen e Mesme.

Duke folur para ushtarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump pretendoi se nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, do ta kishte përdorur dhe bota do të kishte qenë në telashe të mëdha. Presidenti shtoi se SHBA-të donin të flisnin me udhëheqësit e Iranit, por nuk kishte mbetur asnjë. Megjithatë, ai gjithashtu sugjeroi se kjo ishte një gjë e mirë.

Më herët, presidenti amerikan sulmoi edhe aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit. Trump deklaroi se pa SHBA-në, NATO është “një tigër prej letre” dhe kritikoi aleatët që nuk pranuan të marrin pjesë në përballjen kundër Iranit.