Irani ka bërë të ditur se i është përgjigjur propozimit të fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tensionet në rajonin e Gjirit Persik vazhdojnë të mbeten të larta.
Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, përgjigjja është përcjellë përmes Pakistanit dhe përmban një plan me 14 pika që synon uljen graduale të tensioneve dhe përfundimin e konfliktit në rajon.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka njoftuar krijimin e një strukture të re të quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”, i cili do të ketë nën menaxhim Ngushticën e Hormuzit. Autoritetet iraniane kanë kufizuar lëvizjen në këtë korridor strategjik detar dhe po planifikojnë vendosjen e një tarife për anijet që kalojnë përmes tij.
Sipas agjencisë iraniane Tasnim News Agency, propozimi i ri i Teheranit parashikon një armëpushim afatgjatë me disa faza, si edhe rihapjen graduale dhe të kontrolluar të Ngushticës së Hormuzit.
Raportime të publikuara nga Al Arabiya pretendojnë se Irani ka kërkuar gjithashtu që Pakistani dhe Omani të kenë rol garantues në rast të një përshkallëzimi të ri të konfliktit.
Sipas të njëjtave burime, Teherani është shprehur i gatshëm të pranojë një ngrirje afatgjatë të programit të tij bërthamor, në vend të çmontimit të plotë, me kusht që një pjesë e uraniumit të pasuruar të transferohet në Rusi dhe jo në SHBA.
Në raportimet e fundit thuhet gjithashtu se Irani ka zbutur kërkesat për kompensim, duke u fokusuar më shumë te lehtësimi i sanksioneve dhe përfitimet ekonomike.
