Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahreinit ka njoftuar se qendra e shërbimit të Flota e 5-të e Marinës së SHBA është bërë objekt i një sulmi me raketa.
Sipas deklaratës së cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Bahreinit (BNA), autoritetet kanë konfirmuar incidentin, ndërsa kanë theksuar se “detaje të mëtejshme do të ofrohen në kohën e duhur”. Deri më tani nuk është bërë publik asnjë informacion mbi autorësinë e sulmit.
Bahreini është selia e Flotës së 5-të të Marinës Amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Gjirin Persik, Detin e Kuq, Detin Arabik dhe pjesë të Oqeanit Indian.
Nga ana e ushtrisë amerikane nuk ka pasur reagim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen. Megjithatë, më herët ambasada e SHBA-së në Bahrein kishte paralajmëruar qytetarët amerikanë që të strehoheshin, për shkak të kërcënimeve të mundshme nga raketa dhe dronë mbi territorin e vendit.
