Të paktën 20 persona janë plagosur në Izraelin qendror, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare në gjendje shumë të rëndë, si pasojë e sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani këtë mëngjes. Kështu raportojnë shërbimet izraelite të emergjencës.

Në gjendje të rëndë janë edhe një grua 36-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar, të plagosur nga vala e shpërthimit.

Sipas raportimeve, raketat iraniane dyshohet se kanë qenë të pajisura me koka shpërthyese me nënmunicione (cluster), të cilat shpërndajnë bomba të vogla në një zonë të gjerë.

Ky ishte sulmi i parë me raketa i Iranit ndaj Izraelit pas pothuajse 21 orësh.