Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa zona të Izraelit, pasi Irani ka lëshuar një breshëri raketash drejt territorit izraelit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se janë në veprim për të neutralizuar kërcënimin dhe për të kapur raketat e lëshuara.
Ndërkohë, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar alarme emergjente në telefonat celularë të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke i udhëzuar ata të futen menjëherë në strehimore për sigurinë e tyre.
Top Channel
