Izraeli nisi sulme të reja ndaj Teheranit gjatë natës, ndërsa disa vende të tjera të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Bahreinin rrëzuan raketat që vinin nga Teherani.

Sulmet izraelite vranë zëdhënësin e Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit të premten herët.

Para vdekjes së tij, gjenerali Ali Mohammad Naeini bëri ​​një deklaratë duke këmbëngulur se Teherani ishte ende në gjendje të ndërtonte raketa pavarësisht sulmeve që vinin nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Izraeli goditi Teheranin me më shumë sulme ajrore gjatë natës, ndërsa iranianët shënuan Novruzin, ose Vitin e Ri Persian. Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Jeruzaelm.

Nga ana tjetër Ministria e mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se katër dronë në rajonin lindor të vendit ishin kapur dhe shkatërruar.

Kuvajti tha se rafineria e saj e naftës Mina Al-Ahmadi u godit nga sulme të shumta me dronë herët të premten, duke shkaktuar zjarr në disa njësi.

Ministria e Brendshme e Bahreinit tha se agresioni iranian shkaktoi zjarr në një depo, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Pati raportime edhe për shpërthime të forta në Dubai, teksa mbrojtja e qytetit kapi raketat dhe dronët iranianë që sulmuan.

Vazhduan edhe sulmet e Izraelit në Liban, ku u shënuan viktima, ndërsa Ushtria izraelite tha se goditi vende në Siri në përgjigje të sulmeve kundër druzëve.

Izraeli ka një popullsi të konsiderueshme druze dhe më parë ka ndërhyrë në mbrojtje të tyre në Siri.