Dy adoleshentë janë arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së gazetares irlandeze, Lyra McKee. Personat e dyshuar, 18 dhe 19 vjeç janë dërguar në stacionin policor Musgrave të Belfastit.
29-vjeçarja u qëllua me një plumb në kohën kur ishte duke raportuar kryengritjet në Irlandën Veriore të enjten në mbrëmje.
Shërbimi policor i Irlandës Veriore njoftoi se një person i armatosur ka sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë të enjten rreth orës 23.
Policia dyshon se një grup i njohur si IRA është përgjegjës për vrasjen e gazetares. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se vrasja e reporteres është shokuese dhe e pakuptimtë. “Ajo vdiq duke e kryer punën e saj me guxim të madh”, tha ajo.