Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s në Evropë, u shpreh se ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet 1997-1999 nuk duhet harruar nga bota.
“Kanë kaluar 27 vjet dhe disa prej atyre që janë në gjykatë e kanë harruar frikën e represionit të Millosheviçit mbi njerëzit e Kosovës. Unë e mbaj mend shumë qartë, në verën e vitit 1998, kur mbi 400 000 njerëz u spastruan nga fshatrat e tyre, ushtria që bënte lëvizje speciale taktike dhe eliminonte intelektualët, avokatët, profesorët. Shkonin atje për të plaçkitur shtëpitë dhe për të kryer krime të tmerrshme kundër njerëzve”, tha Clark në një lidhje direkte me “Off the Record”.
“Sigurisht, njerëzit rezistuan kundrejt kësaj, por ndoshta sot pas 27 vitesh, duke parë çfarë ndodh edhe me pushtimin rus në Ukrainë, atë çfarë ndodh në Lindjen e Mesme, njerëzit harrojnë. Por, nuk është e njëjta gjë. Nga 1997 deri në 1999 ata nuk duhet ta harrojnë sepse ne duhet të formësojmë civilizimin e ri, për ruajtjen e të drejtave të njeriut, për atë që ka bërë Amerika edhe me deklaratën që e ka nënshkruar, dhe këtë njerëzit nuk duhet ta harrojnë”, shtoi ish-komandanti i NATO-s.
