Ish-menaxheri i fushatës elektorale të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është ndaluar nga policia dhe është shtruar në spital. Kjo për arsyen se Brad Parscale kishte kërcënuar se do të vetëvritej duke u mbyllur në shtëpinë e tij.


Ishte bashkëshortja e tij ajo që ngriti alarmin për Brad. Ndërkohë kujtojmë se ai ishte pushuar nga puna nga kreu i shtetit amerikan në qershor, pas polemikave pas një takimi në Tulsa, i cili rezultoi si një dështim.


44-vjeçari, i cili dikur ishte drejtor i mediave dixhitale për fushatën elektorale presidenciale të vitit 2016, u pushua nga puna nga Trump pas sabotimit të adoleshentëve të cilët prenotuan me mijëra bileta të takimit elektoral, për të mos u shfaqur më pas. Vendet e mbetura bosh ishin me dhjetëra dhe dështimi i dukshëm dhe i pafalshëm.