Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden e ka përshkruar situatën aktuale të SHBA-së si të “errët”. Ai u bëri thirrje amerikanëve të ruajnë besimin e tyre në demokraci përballë asaj, të cilin ai i quajti sulm të Donald Trump ndaj lirisë së fjalës dhe institucioneve. Mediat e huaja shkruajë se kjo është hera e parë që Biten flet, që nga trajtimi i tij për kancerin.
“Që nga themelimi i saj, Amerika ka qenë një pishtar i idesë më të fuqishme që njerëzimi ka njohur ndonjëherë. Kjo ide është më e fortë se çdo ushtri. Ne jemi më të fortë se çdo diktator.” tha Joe Biten.
Biden theksoi se funksionimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në një presidencë me kompetenca të kufizuara, një Kongres efektiv dhe një gjyqësor të pavarur. Për qeverinë federale e cila po përballet me mbylljen e dytë më të madhe në historinë e saj, ai akuzoi Donald Trump se po shfrytëzon krizën për të imponuar kontroll absolut mbi aparatin shtetëror.
“Nuk mund ta përshkruaj një pamje të situatës. Këto janë ditë të errëta. Do të gjejë përsëri drejtimin e tij dhe do të dalë, si gjithmonë, më i forte më i mençur dhe më i drejtë për sa kohë që e ruajmë besimin tonë”, tha Biten.
Duke iu referuar atyre që i rezistojnë presioneve të administratës aktuale, ai përmendi nëpunësit civilë, të cilët dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, universitetet dhe komedianët nën sulm për qëndrimin e tyre. Biden gjithashtu falënderoi zyrtarët republikanë që kundërshtojnë politikat e Trump. Ai tha se Amerika nuk është një përrallë dhe se për 250 vite, ka qenë një luftë e vazhdueshme midis rrezikut dhe mundësisë.
