Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u shpall fajtor më 11 shtator 2025 nga Gjykata Supreme e Brazilit për komplot për një grusht shteti ushtarak, në përpjekjen për të mbetur në pushtet pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Gjykata e përbërë nga pesë anëtarë tha se Bolsonaro ka përgjegjësi për disa akuza, duke përfshirë përpjekjen për të shfuqizuar dhunshëm rendin demokratik, organizim kriminal dhe pjesëmarrje në veprime që cenojnë demokracinë. Vendimi u dha me shumicë votash tre prej pesë gjyqtarëve votuan kundër tij.

Gjyqtarja Cármen Lúcia Antunes Rocha deklaroi se aktet e Bolsonaro pasqyrojnë një përpjekje për të “mbjellë farën e antidemokracisë”, por vlerësoi se institucionet braziliane kanë mbijetuar dhe kanë luftuar ndaj këtyre sulmeve.

Bolsonaro aktualisht është në arrest shtëpiak dhe nuk ishte i pranishëm në seancë. Më tej, ai ka njoftuar se do të apelojë vendimin te gjykata me të gjithë të anëtarët (11) të Gjykatës Supreme.

Ai mund të përballet me dënim prej disa dekadash burg, sipas ligjit brazilian, pasi akuzat përfshijnë krime të rënda kundër demokracisë.