Vetëm disa ditë pas burgosjes së të atit në La Sante të Parisit pas dënimit me 5 vite izolim, djali i ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy njoftoi ngjarjen e lumtur familjare, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Natali Husic Sarkozy, lindi një djalë, të cilit i vunë emrin e gjyshit të tij, Nicolas (ish-presidentit).

Louis Sarkozy shkroi në postim:

“Ka tre mënyra për të arritur pavdekësinë, tha revolucionari i madh kubanez José Martí: të mbjellësh një pemë, të shkruash një libër dhe të rritësh një djalë. Dje, unë dhe gruaja ime iu afruam pak më shumë përjetësisë: u bëmë prindër. Kemi kënaqësinë të prezantojmë djalin tonë – Sylla Nicolas Sarkozy. Uroj që të rritet, si emnakët e tij, me forcë dhe mençuri”.

Gjithashtu ka postuar një foto përkatëse të gruas së tij me djalin e tyre të porsalindur nga reparti i maternitetit.

Që nga e marta, më 21 tetor, Nicolas Sarkozy mbahet në burgun La Sante në Paris, ku po vuan një dënim me pesë vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Gadafit.