Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, iu nënshtrua një operacioni për të hequr qelizat kancerogjene nga lëkura e tij në fund të gushtit. Për mediat amerikane, lajmin e konfirmoi zëdhënësi i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga NBC. Në moshën 82 vjeç, Biden po rikuperohet nga operacioni, që përdori teknikën e cila përfshin heqjen e indeve kancerogjene shtresë pas shtrese derisa të eliminohen të gjitha qelizat e prekura.
Kjo nuk është hera e parë që ish-banori i Shtëpisë së Bardhë i është nënshtruar një procedure të tillë. Në shkurt të vitit 2023, ndërsa ishte ende në detyrë, një lezion kanceroz iu hoq nga pjesa e kraharorit gjatë një ekzaminimi rutinë mjekësor. Biopsia zbuloi karcinomë qelizore bazale, një nga format më të zakonshme të kancerit të lëkurës.
Në maj të vitit të kaluar, Biden zbuloi se ishte diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës me “metastaza kockore”. Ky tumor klasifikohet si 9 në shkallën Gleason, e cila vlerëson agresivitetin e kancerit të prostatës në një shkallë deri në 10.