Charles McGonigal, ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është përfshirë në një skandal të madh pas zbulimeve se ai ka rrjedhur informacion sekret tek një zyrtar i lidhur me kompaninë kineze CEFC, e afërt me familjen Biden.

Sipas raportit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, veprimet e McGonigal-it komprometuan rëndë një hetim penal të FBI-së ndaj CEFC-së dhe drejtuesve të saj.


Takimi me zyrtarin shqiptar

Në qershor 2017, McGonigal u takua me një zyrtar shqiptar që punonte për CEFC dhe e informoi se kompania ishte nën hetim, duke lënë të kuptohej se mund të kishte arrestime të afërta. Një ditë më vonë, ky zyrtar ia përcolli informacionin Patrick Ho-s dhe drejtuesve të tjerë të CEFC në Kinë.

Pak muaj më pas, Ho u arrestua në SHBA për ryshfet dhe pastrim parash. Raporti thekson se vetëm një rreth shumë i kufizuar zyrtarësh kishte dijeni për hetimin, gjë që tregon qartë për rrjedhjen e informacionit.


“Qëndro në Shqipëri”

Në nëntor 2017, i njëjti zyrtar shqiptar kontaktoi McGonigal për një event të sponsorizuar nga CEFC në Nju Jork. Ish-agjenti e paralajmëroi: “Qëndro në Shqipëri. Jemi gati për veprim.”
Megjithatë, Patrick Ho mori pjesë në aktivitet dhe u arrestua sapo mbërriti në SHBA.


Përfitimet e familjes Biden

Dokumente të Kongresit tregojnë se Hunter dhe James Biden përfituan 4.8 milionë dollarë nga marrëdhëniet me CEFC në vitet 2017–2018.

  • Hunter Biden e quante Patrick Ho “klientin” e tij dhe “kryespionin e mallkuar të Kinës”.
  • Ai mori 1 milion dollarë për shërbime konsulence ligjore ndaj Ho-s.
  • Në komunikime të brendshme, Hunter shkruante se marrëveshjet me CEFC do të ishin “interesante për mua dhe familjen time”.

Si u kthye Ho në SHBA

Raporti shpjegon se Ho vendosi të udhëtonte në SHBA pasi James Biden kishte kërkuar nga hetues privatë të ish-Shërbimit Sekret amerikan të verifikonin nëse kishte urdhër arresti ndaj tij.

Hetuesit nuk gjetën asnjë urdhër aktiv, por paralajmëruan se baza të dhënash të tilla nuk janë gjithmonë të plota. James Biden i ka thënë Kongresit në shkurt 2024 se nuk kishte synim ta informonte Ho-n, por donte vetëm informacion për dijeni personale.


Dëmtimi i FBI-së

Raporti i inspektorit të përgjithshëm është i qartë:

  • McGonigal shkelu rëndë integritetin dhe besimin publik ndaj FBI-së.
  • Ai dëmtoi një hetim penal të ndjeshëm, duke komprometuar rolin e FBI-së si institucion përgjegjës dhe të besueshëm.

“Përmes skemës së tij, McGonigal kompromentoi integritetin e FBI-së dhe e turpëroi byronë,” thekson raporti.