Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në aeroportin e Këln/Bonn, ku dy pasagjerë që kishin humbur thirrjen e fundit, thyen barrierat e sigurisë duke vrapuar në pistë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burrat vrapojnë drejt pistës, teksa i bëjnë shenjë me duar pilotit të Wizz Air që të ndalojë udhëtimin drejt Bukureshtit.

Një punonjës i sigurisë së aeroportit, iu afrohet me shpejtësi për t’i ndaluar. Mediat e huaja shkruajnë se avioni Airbus kishte nisur tashmë lëvizjen drejt pistës së ngritjes kur të dy burrat ndërmorën vrapimin e rrezikshëm.

Më pas ata u ndaluan nga stafi i aeroportit dhe më pas iu dorëzuan policisë, e cila ngriti ndaj tyre, akuza për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit të sigurisë ajrore.

Ndërsa aeroporti bëri me dije se nuk ka pasur shkelje të sigurisë dhe se avioni i Wizz Air u nis me vonesë drejt Bukureshtit.