Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi se programi raketor i Iranit kishte për qëllim të mbështeste zhvillimin e armëve bërthamore, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të patolerueshëm për Lindjen e Mesme dhe për popullin amerikan.
Sipas tij, SHBA-ja ishte vendi që synonte ta ndalte këtë zhvillim, duke shtuar se “të gjithë ishin me ne”. Trump theksoi se një regjim iranian i armatosur me armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë do të përbënte rrezik serioz si për rajonin, ashtu edhe për Amerikën.
Ai shtoi se kishte marrë vendimin për të nisur operacionet sepse, sipas tij, ishte “shansi i fundit dhe më i mirë për të sulmuar” dhe për të eliminuar “kërcënimet e patolerueshme” që, sipas tij, paraqiste regjimi iranian.
Trump deklaroi gjithashtu se Irani kishte injoruar paralajmërimet e SHBA-së dhe kishte refuzuar të ndalte përpjekjet për të siguruar armë bërthamore.
