Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin e Vandalia-s, Illinois, pasi 14-vjeçarja Kylie Toberman u gjet e vdekur në një karavan pas shtëpisë së saj, vetëm disa orë pasi u raportua e zhdukur. Trupi i saj u gjet më pasditen e së premtes, ndërkohë që Arnold B. Rivera, 43 vjeç, është akuzuar për vrasjen e saj pasi e ka përdhunuar.
Nëna e saj, Megan Zeller, e cila shpërndau lajmin tronditës në Facebook, ka shpërthyer me zemërim ndaj institucioneve që ajo beson se dështuan në ruajtjen e sigurisë për vajzën e saj. “Nuk do të hesht derisa fëmija im të marrë drejtësi,” shkruante Zeller, duke kërkuar ndihmën e publikut për drejtësinë e Kylie-t.
Rivera, i cili ka një histori të mëparshme me ligjin, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, sulm seksual të rënduar dhe fshehje të trupit të viktimës. Ai kishte vuajtur dënime të mëparshme për krime të tilla si vjedhje dhe abuzim seksual, por kishte dalë nga burgu dhe ishte rikthyer shpejt përballë drejtësisë.
Grupi i mundësve të shkollës së saj, Vandal Wrestling Takedown Club, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka theksuar se humbja e Kylie-s është një goditje e madhe për të gjithë ata që e njihnin.
Rivera pritet të paraqitet në gjykatë përballë akuzave të tij, ndërkohë që hetimi vazhdon dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
