Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka shprehur shqetësim të thellë për shtimin e sulmeve antisemitike, duke paralajmëruar se komuniteti hebre po përballet me një klimë të fortë pasigurie.
Në deklaratën e tij, Starmer theksoi se shumë hebrenj ndihen të frikësuar të tregojnë hapur identitetin e tyre, të shkojnë në sinagogë apo të dërgojnë fëmijët në shkollë pa ndjerë kërcënim.
“Askush nuk duhet të jetojë kështu në Mbretërinë e Bashkuar, por hebrenjtë po jetojnë në këtë mënyrë,” u shpreh ai.
Kreu i qeverisë shtoi se ankthi i përhershëm i këtij komuniteti nuk është vetëm shqetësues, por në shumë raste po kthehet në frikë reale.
“Ky ankth, që është gjithmonë i pranishëm, dje kaloi në një tjetër nivel në terror. Kjo është fjala e duhur,” përfundoi Starmer.
